“U kënaqa me ….”, Vesa tregon se është në lidhje pasi komentuesi i thotë se po vuan për Mërgim Berishën

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Vesa Vllasaliu sa ishte brenda në shtëpi, ka folur rreth historisë së saj të dashurisë me futbollistin kosovar, Mërgim Berisha, deri tek përfundimi i kësaj lidhje.

Tani, ajo ka konfirmuar se është në lidhje të re dashurie.

Vesa në rrjete sociale ka publikuar një video me këngën “Na 2”.

Komentuesit, aluduan se me këtë ajo po përcjell një mesazh që është duke vuajtur për ish të dashurin.

Por, Vesa i heshti këta zëra duke u përgjigjur se është në një lidhje.