1. Shqiptarët, në mungesë të trashëgimisë po edhe përvojës historike në ndërtimin e një “ombrelle” të përbashkët gjithëkombëtare ekonomike, po shpërthejnë naivisht në një individualizëm absurd e ekstrem që në kushtet dhe rrethanat aktuale të “mbretërisë” së konzumerizmi të shfrenuar, po “prodhojnë” vetëm varfëri të shtuar e hiperproduksion të theksuar të llumpenproletaritatit.
2. Vazhdimi i kësaj qasjeje do e vonoj shumë, jo vetëm zhvillimin dhe emancipimin gjithë kombëtar, por, edhe do i rrezikoj e kërcënoj efektivisht edhe raportet e ngushta biznisore e familjare s’bashku me at solidaritetin e njohur organik që e posedonin shqiptarët në historinë e traditës së tyre.
3. Në ndërkohë, është interesant që “kujdestaria shtetërore”, në vend që të forcoj ekonominë (sikurse Serbia) dhe këte margaritarin e solidaritetit ndërshqiptar, ajo me indeferencën (ose mungesën e visionit!?) e saj karshi investimeve kapitale që do e rrisnin mirëqenien e qytetarëve, po e vënë në pikëpyetje edhe riprodhimin e thjeshtë…