Djali i ish-presidentit Thaçi, Endriti, këtë të shtunë e ka vizituar gjyshin e tij në Burojë.
Këtë e ka bërë të ditur vetë përmes një postimi në rrjete sociale.
“Sot, me gjyshin, muhabet e ecje nëpër oborr. Rrëfimet e tij janë gjithmonë inkurajuese.
E shtunë me diell në Burojë!”, ka shkruar Endrit Thaçi.
Edhe ish-presidenti Thaçi, i cili po mbahet në paraburgim në Hagë që rreth katër vjet, në të kaluarën ka postuar shpesh nga vizitat që ua bënte prindërve të tij në Burojë.