Një ndeshje plot emocione të forta kjo e së shtunës mbrëma në stadiumin “Air Albania”. “Demat” dhe “bardheblutë” kanë nisur “luftën” në fushën e blertë për të triumfuar në këtë derbi.
Por në nisje të ndeshjes futbollistët e Tiranës kanë nderuar një nga tifozët e tyre më besnikë, i cili në çdo ndeshje duartrokiti për ta, gëzoi për fitoret e tyre dhe u trishtua për humbjet. Futbollistët “bardheblu” kanë nderuar Gerti Bogdanin, djalin “tirons” të cilit iu pre jeta në mes pabesisht dhe papritur ditë më parë.
Lojtarët e Tiranës kanë çuar lule para sfidës te fotografia e madhe që qëndron te tribuna e Fanaticsave.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe Arbër Çepani, kunati i Gerti Bogdanit. Teksa ka ripostuar videon ku tifozët shihen teksa vendosin lule, ai i ka bashkangjitur këtij postimi një “emoji” me zemër të thyer.