Ulja e ndjeshme e temperaturave gjatë ditëve të fundit ka sjellë edhe reshjet e para të dëborës në malet shqiptare.
Disa prej zonave malore në Kosovë mëngjesin e sotëm janë zbardhur nga dëbora.
Ekipet e kërkim shpëtimit në Kosvë kanë bërë apel që qytetarët të tregohen të kujdeshëm.
Raportohet që edhe Brezovica është zbardhur nga dëbora, ku nuk kanë munguar as skiatorët e parë.