“Qifti i këtij e ka nda Mitrovicën” – Qytetari nervozohet me aksionin e PSD-s, u futet në mes zyrtarëve të partisë

Partia Socialdemokrate po mban aksion simbolik afër urës së Ibrit.

Por qytetarët te pjesa e urës së Ibrit shprehën pakënaqësinë ndajaksionit të PSD-së.

Derisa Molliqaj mbante fjalimin, disa nga qytetarët që kalonin andej kundërshtonin aksionin e Molliqajt, për të cilin thonin se s’ka ardhë aty për ndonjë të mirë.

“Qifti i këtij e ka nda Mitrovicën”, dëgjohet duke thënë njëri nga ta.