Noizy shqetëson ndjekësit me veprimin e fundit!

Rep-aristi i njohur, Noizy, ka shkaktuar një valë reagimesh të forta në rrjetet sociale me postimin e tij më të fundit, ku shfaqet në një mënyrë krejtësisht të papritur.

Një fotografi që e tregon atë të maskuar, me vetëm sytë e dukshëm, ka ngjallur kureshtje dhe spekulime të shumta midis ndjekësve të tij.

Pamja enigmatike e reperit, e kapur në makinën e tij, ka bërë që shumë fansa të pyesin veten për qëllimin e këtij veprimi. “Cili është qëllimi i reperit që është maskuar?” – është një nga pyetjet që ka qarkulluar më së shumti në komentet e ndjekësve, të cilët shpesh janë të prirur të diskutojnë çdo detaj të jetës së tij.

Maskimi i tij ka sjellë një frymë misteri, duke e bërë të vështirë të kuptohet se çfarë fshihet pas kësaj paraqitjeje.

Shiko foton: