Ekrem Avdiu, kryetari i Këshillit të BIK-ut në Mitrovicë dhe imam i njohur, ka folur rreth debatit të fundit në Kosovë në lidhje me konvertimet në katolicizëm, për të cilën gjë thirrje kanë bërë Lëvizja e Deçanit.
Në një video të publikuar në faqen e tij, Avdiu ka zgjedhur një term agresiv për të kundërshtuar këto konvertimeve. Sipas Avdiut, të konvertuarit janë injorantë, ndërsa këto konvertimet janë “agjendë” me “interesa të ndryshme”.
“Humbja e marres i ka çu do njerëz me e marrë tupanin edhe me thënë “qyre çka bona unë, e ndërrova fenë”… Faktikisht, asnjëri prej atyre njerëzve, e them me përgjegjësi të plotë, asnjëri prej tyre as s’u kanë në atë fenë që po thotë e lashë, as s’ka hy në fenë që po thotë e pranova. Se s’dinë, janë injorantë, nuk dinë. Feja megjithatë don besim, feja nuk ka inati, feja as nuk lihet për inati të dikujt, as nuk merret për inati të dikujt. Kështu që kur i sheh, me gjithë atë mllef, edhe me gjithë atë urrejte, e sheh që te ata njerëz veç fe nuk ka, mund të ketë interesa të ndryshme, mund të kenë agjenda të ndryshme, edhe është shumë e qartë, kur agjenda është përçarëse e një kombi, e një shoqërie, është agjendë e favorshme për armikun. Unë këtu asnjë pikë dyshimi nuk e kam” – thotë hoxhë Avdiu.
Sjellim ndërmend që hoxhë Avdiu ishte arrestuar në vitin 2014, në një aksion të madh të shtetit të Kosovës kundër radikalizmit fetar, ndërsa ishte liruar më vonë dhe ishte shpallur i pafajshëm.