Hajrullah Çeku, ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), ka deklaruar se familja Jashari nuk ka ndërhyrë asnjëherë në konkursin për Projektin Memorial “Adem Jashari”.
Ai tha se përkundrazi familja Jashari i ka mbështetur institucionet.
“Absoulutisht asnjë ndërhyrje. Në përbërjen e komitetit ndërministror sipas ligjit bën pjesë edhe përfaqsuesi i familjes jashari. Asnjëherë asnjë ndërhyreje nga familja Jashari, përkundrazi mbështetje maksimale për institucionet”, tha ai.
Tutje ai tha se konkursin e ka fituar operatori që “është shpallur i përgjegjshëm” dhe i ka zbatuar rregullat.
Ai tutje dha shpjegimin e tij pse u shpall fitues një operator që ishte më i shtrenjt se të tjerët.
“Operartori që u shpall i përgjegjshëm, kur i hapet oferta financiare, del që ata kanë ofertu me çmim më të lart se që u shpall procedura. Kur e kemi shpallë procedurën në fillim, në kodin buxhetor të kompleksit memorial nuk kishte buxhet të mjaftueshëm. Në këto raste ekziston një instrument i jashtëzakonshëm që është në diskrecion të MF-së. Ai e lëshon një garanci me nis procedurën, thotë që në momentin që krijohet shpenzimi ne e mbulojmë atë shpenzim. E kemi përdor këtë mekanizëm që është ligjor, vetëm për të fitu në kohë”, tha ai në Debat Plus..