Aktori i njohur Fatmir Spahiu ka kritikuar ashpër Radiotelevizionin e Kosovës për kronikën e përgatitur në 25 vjetorin e themelimit. Sipas aktorit Spahiu, tendenca për ta paraqitur Festivalit e Këngës si imazhin e vetëm kulturor nuk kalon.
Tutje, Spahiu ka përmendur sukseset që i realizuan sa punuan për RTK-në në kohën kur shfaqej seriali “Kafeneja Jonë”, si dhe ka përmendur figura të rëndësishme që sipas tij duhej të përmendeshin.
E plotë:
Miremrama miq,
Ne pauze te lojes mes Leverkuzenit dhe Feynordit i leshova lajmet e RTK.
E mrekullueshmja Alkteta i dha hapsire veteranit Mustafe Muçaj ti hape lajmet, fantazi. Kete ide festimi kisha degju para ca javeve dhe me kishte pelqyer sado e e gjymt ne realizim, qyshdokofte
Mustafa paralajmeron kroniken e 25 vjetorit, e prita me qef.
Kronika permbyllet keshtu pak a shume;
“Perkunder veshtiresive financiare RTK ka arritur ti ofroj program kualitativ publikut…” dhe aty permendet festivali i kenges i organizuar per here te pare vitin e kaluar.
25 vite RTK, Festivali i kenges imazhi i vetem kulturor i RTKes a??? Jo, nuk kalon!
Per hire te se vertetes u ofendova pak. Jo pse u permend festivali, por qe su permend askund serialet, vitat e ri, koncertet, big bendi, shoë programet, emisionet sportive etj etj… te cilat per 25 vite kane mbulu me shume veshtiresi pjesen argetuese te RTK, e qe ne disa prej tyre une kam pas nderin me qene pjese ne pozita te ndryshme si bashkepunetor i jashtem!
Megjithate kemi arritur qe ne interes te RTK ti sjellim 30€ per nje sekond marketing, detaje interesante dhe mbase kuriozitet sot.
Per mos me zgjate ma shume,
Une kroniken do ta kryeja duke i kujtu keto emisione, une kroniken do te perfundoja duke i perkujtuar te gjithe ata qe dhane nje kontribut te madh jo vetem ne informacion por edhe ne zbavitje.
Pra falemnderit
Adem Mikullovci,
Leze Qena,
Xhevat Qena,
Ali Ahmeti,
Ahmet Spahiu,
Agim Zatriqi,
Kemail Qarkaxhiu
Gezim Jolla-Spidi,
Etj etj.
Jeni te lire me i vazhdu falemnderimet…
RTK, urime kete qerekshekulli.
Falemnderit per bashkepunimin.
Shpresoj te shihemi ne rethana normale!