Aludimet në rrjet: Këngëtarja Fifi sërish shtatzënë?

Fifi ka postuar së fundmi disa video në Instagram, ku ndau me fansat se gjatë muajve që nuk ka qenë aktive në rrjete sociale, ka punuar në projekte të reja.

Edhe pse nuk dha shumë detaje, artistja premtoi se ka shumë gjëra interesante që do të vijnë së shpejti.

Në një nga postimet e saj, Fifi kishte veshur një bluzë të bardhë të gjerë, e cila shkaktoi spekulime në mesin e fansave mbi një mundësi të mundshme të shtatzënisë së saj të dytë.