Të paktën tre prej dëshmitarëve fillestarë kanë vdekur.
Njëri është aq i sëmurë sa edhe vetë Prokuroria pret të mos jetojë aq sa të dëshmojë në gjykatë kundrejt Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit, raporton Klan Kosova.
Për këtë arsye, zyra e Kimberly West ka vendosur që 7 dëshmi t’ia dorëzojë gjykatës vetëm si të shkruara.
Më i madh është numri i atyre që ZPS ka vendosur t’i largojë përfundimisht.