“Jam natyrale, ju flisni nga inati…”, kë po “thumbon” Rikja?

Rike Roci së fundmi ka postuar një video në Instagram ku përmes një filtri, ka ironizuar vajzat që bëjnë ndërhyrje estetike në fytyrë dhe më pas e mohojnë.

“Jam natyrale siç më ka bërë Zoti, por ju flisni vetëm nga inati…”, shprehet Rike në video, ndërsa nuk e dimë nëse e ka me vajzat që bëjnë ndërhyrje në përgjithësi apo me një person në veçanti!

Vet ish banorja e BBV3 njihet për pamjen e saj tejet tërheqëse dhe pa ndërhyrje estetike.