Ambasadori britanik në Beograd i reagon gazetës “Politika” arsye rastin i Banjskës, Vulin dhe shërbimi sekret MI6

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Serbi, Edward Ferguson, i ka reaguar gazetës serbe “Politika” rreth një artikulli të titulluar “MI6 kundër Vulinit”, për të cilin ka thënë se është marrëzi e sajuar në Kremlin. Ferguson në një postim në “X” e ka pyetur gazetën se pse nuk ka kërkuar një koment nga ai për këtë artikull.

“Hej @PolitikaJavlja, jam i zhgënjyer që nuk na kontaktove dhe nuk kërkove një koment për këtë marrëzi të sajuar në Kremlin. Megjithatë pres më shumë nga gazeta më e vjetër në Serbi. Si i përshtatet një tekst i këtij lloji parimeve tuaja themeluese?”, ka shkruar ai.

Në shkrim, kjo gazetë pretendon se planet e MI6 janë që të akuzojnë Aleksandar Vulin për organizimin e sulmit në Banjskë.

“Për këtë qëllim, përmes kapaciteteve operacionale të MI6 në mediat e disa vendeve të Ballkanit dhe agjentëve të opozitës serbe, është planifikuar që së shpejti të publikohen dëshmi të sajuara, të marra nën presion fizik dhe torturë, të një qytetari serb i cili ka qenë në një burg në Kosovë për 7 muaj dhe i cili e akuzon Vulinin për organizimin e incidentit të armatosur në fshatin Banjskë të Kosovës, që ndodhi më 23 shtator të vitit 2023 (atë kohë Vulini ishte drejtor i BIA’s)”, thuhet në artikull.