Klubet kosovare “gatitu” para Agim Ademit, i dalin në përkrahje FFK-së në “presionin” ndaj mediave

Klubet kosovare njëzëri (pra me komunikata të ngjashme) kanë mbështetur Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) në “presionin” ndaj mediave, duke kritikuar edhe gazetarin Baton Haxhiu për opinionin që dha ditën e martë.

80 për qind e klubeve të Superligës së Kosovës publikisht dhanë mbështetje ndaj kryetarit Agim Ademi, por ajo që është më qesharake është fakti se komunikatat ishin shumë të ngjashme, e disa prej tyre u “kopjuan” nga klubet e Ligës së Parë.

Çka ndodhi?

Të martën gazetari Baton Haxhiu kritikoi FFK-nëmë saktësisht kryetarin Agim Ademi, se si e ka nënshtruar botën e futbollit në Kosovë. Ai përmendi ndër të tjera faktin që edhe pse kanë kaluar 25 vite nga çlirimi, në Kosovë – ende nuk ka asnjë fushë me bari natyral.

E kjo duket se iu dhembi klubeve kosovare. 8 nga 10 që luajnë në elitën e futbollit reaguan menjëherë. Të gjitha mbajtën anën e Agim Ademit, duke e mbështetur me komunikata shumë të ngjashme.

Kampioni i Kosovës Ballkani ia bëri sefte, duke kritikuar Haxhiun dhe e quajtur person që “nuk ka asnjë lidhje me futbollin dhe kurrfar ndikimi në këtë lëmi”.

Reagim!

FC Ballkani shpreh indinjatën e thellë të disa opinionistëve mediatikë, të cilët pa asnjë bazë e mbi të gjitha…

Posted by FC Ballkani on Tuesday, September 17, 2024

E pas tyre, erdhën menjëherë reagimet e rivalëve si SC Gjilani, KF Ferizaj, KF Malisheva, KF Llapi (më saktësisht trajneri Tahir Batatina), KF Dukagjini, KF Ferizaj dhe FC Feronikeli ’74 (skuadër kjo që shpesh herë as nuk i bën publike formacionet zyrtare para ndeshjeve).

Të gjitha komunikatat ishin të ngjashme njëra më tjetrën, pra kritikuan opinionin e Haxhiut dhe pak a shumë bënë të qartë se e mbështesin plotësisht kryetarin Ademi.