Avokati Xhevdet Smakiqi sonte në “Edicionin Special” në Klan Kosova ka folur në lidhje me vendimin për uljen e dënimit të ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafës, i njohur si “Cali”, nga 22 vjet burgim në 15 vjet.
Ai është shprehur se e konsideron si një vendim të mirë dhe ka thënë se mbrojtja tani e ka në dorë që të dërgojë kërkesë që, siç u shpreh ai, ky dënim të zvogëlohet edhe më tutje, përcjell Klankosova.tv.
“E kam parë si një vendim të mirë të Gjykatës Supreme dhe unë sugjeroj që mbrojtja tash e ka në dorë ta dërgojë, për Calin, një kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë, ku ky dënim prej 15 vjetësh të zvogëlohet edhe më tutje, sepse ka bazë juridike të mjaftueshme që mos të aplikohet as dënimi prej 15 vjetësh”, është shprehur ai.