Kombëtarja shqiptare do të zbresë në fushë mbrëmjen e sotme për të luajtur sfidën e vlefshme për raundin e dytë të Nations League. Ndeshja që do të zhvillohet në “Air Albania”, do të startojë në orën 20:45.
Në prag të kësaj sfide ka folur dhe trajneri i Gjeorgjisë, Willy Sagnom. Ky i fundit nuk kursen elozhet për Shqipërinë duke theksuar se janë paraqitur mirë në Europian, por shprehet se me stadiumin plot me shqiptarë, lojtarët e tij do të jenë më të motivuar.
“Kombëtarja shqiptare ashtu si ne u paraqit mirë në Europian. E dimë që përballemi me një ekip shumë të fortë. Do të ketë një atmosferë fantastike në stadium dhe do të duhet të luajmë në një ambient të vështirë. Ky është një motiv shtesë për lojtarët që të luajnë vigjilentë./newsport.al
Dy vjet më parë e mbyllëm miqësoren me Shqipërinë në barazim (0:0) dhe e studiuam mirë kundërshtarin. Ne do të përpiqemi të tregojmë futbollin tonë dhe të luajmë aq të përqendruar siç arritëm të bënim kundër kombëtares çeke në Tbilisi.
Pavarësisht rezultatit, nuk mund të them se patëm një ndeshje të lehtë kundër Republikës Çeke, vetëm se lojtarët treguan lojën e tyre më të mirë. Duhet ta luajmë ndeshjen e dytë brenda një kohe të shkurtër, kishim një ditë pushim, por do të mundohemi të përgatitemi sa më mirë”, ka thënë Sagnol.