Benefitet shëndetësore të mjaltit në kurimin e 20 sëmundjeve. Ylli Merja rekomandon si të përdoret mjalti pa humbur vlerat e tij ushqyese. Cilat janë disa nga gabimet që shpesh herë bëjnë konsumatorët?
Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, u ndalëm në një nga produktet me shumë vlera të mëdha shëndetësore, mjalti. Vlerat e mjaltit për shëndetin janë të provuara shkencërisht dhe jo më kot ai njihet si ‘ari i lëngshëm’.
Sipas specialistit të bimëve mjekësore Ylli Merja, në 1 kg mjaltë gjenden:· 30-40 gr substanca shëruese si enzima, koenzima, mikroelemente në % më shumë se çdo produkt
· Flavonoide dhe antioksidante
· Peroksid hidrogjeni antibakterial
· Përmban 6 specie laktobacili dhe 4 specie bifidobakteria, të cilat shpjegojnë misterin shërues
· Acide organike të këtij shëruesi magjik depërtojnë në indet më të thella të trupit
· Mjalti dhe kryesisht ai i gështenjës është shumë i pasur me minerale, hekur, vitaminë B dhe C, acide fenolike që frenojnë plakjen
Po si duhet të përdoret mjalti pa humbur vlerat e tij ushqyese? Cilat janë disa nga gabimet që shpesh herë bëjnë konsumatorët? Së pari, për të ruajtur mjaltin me të gjithë vlerat e tij, duhet të mbahet në kavanozë qelqi, në ambjente të errëta dhe të ftohta, pasi ai me kalimin e kohës mund të krijojë myk. Gjithashtu, për shkak të enzimave të shumta që përmban, mjalti nuk duhet trazuar me lugë metalike por me lugë druri. Gabimi më i madh që bëjnë konsumatorët me mjaltin është që ata e tresin direkt në çaj apo qumësht të nxehtë. Në këtë mënyrë ne humbasim një pjesë të përbërësve të tij, ndaj këshillohet që mjalti të tretet më parë në një enë tjetër dhe më pas të shtohet tek çaji apo qumështi.
Kujdes! Mjalti nuk duhet t’u jepet fëmijëve nga 0-3 vjeç, sepse përmban tubulin (substancë si helmi i gjarprit) i cili prodhohet në mjaltë nga bakteri Clostridium dhe fëmijët nuk e përballojnë dot.
Specialisti i mjekësisë bimore Ylli Merja, tregoi disa nga sëmundjet në të cilat mjalti bashkuar me bimë të tjera mjekësore ndihmon në trajtimin dhe kurimin e tyre:
· Acarimi i bajameve: Në 200 ml çaj me frut shtogu, aguliçe, trëndafil mali shtoni 1 lugë çaji mjaltë. Pini 3 gota në ditë.
· Alzheimer: Në 200 ml çaj mali, borzilok, bar blete shtoni 1 lugë çaji mjaltë. Pini 1 gotë, 3 herë në ditë.
· Ndalon diarenë: Në 200 ml çaj rigoni, trumze, boronice shtoni 1 lugë çaji mjaltë trumze. Pini 2-3 gota në ditë.
· Osteoporoza: Në 200 ml çaj tërfili të kuq dhe këputje urthi shtoni 1 lugë çaji mjaltë. Pini 3 gota në ditë.
· Ngërçi muskulor: Përzieni 300 gr mjaltë me 300 gr fara kungulli, 200 gr arra dhe 200 gr fara liri. Hani 2 lugë supe në ditë.
· Dhimbje kyçesh: Një lugë supe mjaltë me 1 lugë kafeje piper të zi dhe 1 lugë kafeje spec djegës. Lyejini kyçet 1-2 herë në ditë.
· Hollues gjaku: Në 200 ml çaj peline të bardhë dhe lëvore shelgu shtoni 1 lugë çaji mjaltë. Pini nga 1 gotë 2-3 herë në ditë.
· Hepatitet: Në 200-250 ml çaj tambëlgjaku, angjinare, lule basani shtoni 1 lugë çaji mjaltë. Pini 3 gota në ditë.
· Sëmundjet e zorrës së trashë: Në 200 ml çaj majasëlli, mëllage, lule vidhi shtoni 1 lugë çaji mjaltë. Pini 3 gota në ditë.
· Ulçera: Në 200 ml çaj lule basani, bishtamithi shtoni 1 lugë çaji mjaltë. Pini 3 gota në ditë.
· Djegiet: Përziejmë vaj veze, salcë domate dhe mjaltë. Lyejini vatrat e djegura.
· Ndalimi i urinimit të pavullnetshëm: Konsumoni 1 lugë çaji mjaltë, 1 lugë çaji gjalpë dhe pak kripë. Ose, në 300 ml çaj gorice dhe shtrapër shtoni 2 lugë çaji mjaltë dhe 1 lugë kafeje kripë.
· Trajtimi i akneve: Mjaltë dhe miell tërshëre në formë maske, të cilën e lini 1 orë në fytyrë. Gjithashtu, mjaltë dhe të verdhë veze e lini 30 minuta në fytyrë.
· Sëmundjet virusale: Në 250 ml çaj rigoni, dafine, peline të ëmbël shtoni 1 lugë çaji mjaltë gështenje. Pini nga 1 gotë 3 herë në ditë.
· Anemia: Në 250 ml çaj anemie shtoni 1 lugë supe nga mjalti i mjaltit. Kjo përmban 4 elemente Fe, K, Mg, Mn.
· Qetësimi i kruarjeve të syve: Në çaj kamomili, kokoçeli dhe rigoni shtoni 1 lugë çaji mjaltë trumze. Shpëlani sytë më çajin 2 herë në ditë.
· Pagjumësia: Në 200 ml çaj bar blete, nepeta katarja dhe valerjanë shtoni 1 lugë supe mjaltë. Pini 2 gota në ditë.
· Takikardia: Në 200 ml çaj likopsi, bar blete shtoni 1 lugë çaji mjaltë shumëlulesh. Pini 2 gota në ditë.
· Pastrues i gjakut: Në 200 ml çaj peline të bardhë, fruta pylli shtoni 1 lugë çaji mjaltë. Pini nga 1 gotë 2 herë në ditë.
· Mjalti për sportistët: Në një kavanoz vendosni 300 gr mjaltë mënje, 200 gr arra të bluara, 200 gr fara kungulli të bluara, 200 gr bajame dhe 100 gr fara liri. Hani 2×1 lugë gjelle në ditë./Shqiptarja.com