Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nga veriu gjatë së martës ka deklaruar se nuk e ka vërejtur se njerëzve atje nuk u pëlqen kur dikush vjen nga Prishtina, qoftë ky i pari i Qeverisë.
Sipas “Kosovo-Online”, Kurti ka thënë se qytetarët janë paqësorë, dhe duan liri e paqe.
“Nuk e kam vërejtur që njerëzve nuk u pëlqen kur vjen dikush nga Prishtina, edhe nëse është kryeministri i Kosovës. Qytetarët janë paqësorë, duan paqe dhe siguri. Jam këtu për mirëqënien e tyre. Puna ime nuk është t’i ndaj gjërat këtu në baza kombëtare apo etnike, por të jem këtu për të gjithë qytetarët, pa diskriminim ose privilegj, sepse çdo herë që dikush është i priviligjuar, një tjetër është i diskriminuar.” – ka thënë ai.
Kurti ka folur edhe në lidhje me mundësinë e mbajtjes së një takimi në Bruksel.
“Nëse ndodhë, nuk e di kur dhe për çfarë çështje. Duhet të mësojmë më shumë, dhe më pas do të japim një përgjigje.” – është shprehur kryeministri.