Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka shprehur qëndrimin e tij të prerë ndaj një koalicioni të mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje (VV) pas zgjedhjeve të ardhshme.
Haradinaj theksoi se një bashkëpunim i tillë do të ishte një gabim i madh për AAK-në.
“Unë po flas i emër për kryeministër, mendoj që AAK e bën një gabim në rast se vetëm e mendon si opsion pas zgjedhjeve me qenë pas me ta. Më shumë do të përkrah një ide opozita e bashkuar. Por, a do të mundemi ne të shkojmë më këtë opsion varet edhe prej rezultatit zgjedhor”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj beson se Kosova mund të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare në vitin 2026, pasi mazhoranca e nevojshme për zgjedhjen e presidentit mund të mos arrihet.
“Edhe kur të vjen koha e presidentit do të jetë një betejë e dytë e radhës, pas datës 9. E që besoj që Kosova do të ketë zgjedhje prapë pas një viti, sepse nuk do të ketë mazhorancë për zgjedhjen e presidentit”, ka shtuar Haradinaj.