Biznesmeni Burim Piraj ka rrëfyer jetën e tij dhe hyrjen në biznes.
Ai tregon se i kishte vetëm 1000 marka kur nisi biznesin që tani u bë gjigant, shkruan “Jepi zë”.
Madje, ai thotë se kurseu bashkë me familjen vetëm që të mos hynte në detyrime kreditore.
“Kurrë në jetë nuk kam marrë kredi, fillova me 1000 marka. Kurseva unë dhe familja për të mos marr kredi.”
Tani Burim Piraj ka ndërtuar një biznes të madh dhe ka shumë të punësuar.