Arrestohet në veri politikani serb Aleksandar Arsenjeviq, Elshani thotë se “ka fishkëllu” – dalin pamjet

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në veri politikanin serb, Aleksandar Arsenjevic.

Arrestimin e tij për Gazetën Express e ka konfirmuar Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Në media po raportohet se ai u arrestua pasi i fishkëlloi kryeministrit Albin Kurti. I pyetur për këtë, Elshani vetëm është përgjigjur “ka fishkëllu”, pa treguar ndaj kujt.

Tashmë janë publikuar edhe pamjet nga momenti i arrestimit.