Ademi reagon pas akuzave: Zyra ime e avokatisë ka përgatit padi për të gjitha shpifjet që po bëhen nga individ me agjenda të caktuara

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi në një bisedë për Top-Channel ka thënë se është shumë krenar me skuadrën pas rikthimit të fuqishëm në Qipro, derisa ka komentuar edhe vendimin e fundit për suspendimin nga ndeshja me Qipron të tre futbollistëve.

Edon Zhegrova, Florent Muslija e Arjanet Muriq u përjashtuan nga trajneri Franco Foda pas thyrjes së rregulloreve të Kombëtares.

“”Na kushtuar si vendim, por ata kanë thyer rregulloren, ligjin për ekip e bën stafi teknik i kombëtares. Ata kanë dalë nga grumbullimi dhe kanë thyer rregulloren e ekipit”, ka thënë Ademi, duke folur më pas edhe për akuzat që po bëhen në rejtim të tij.

“Nuk merrem me individ te caktuar që kanë agjenda të caktuar. Zyra ime e avokatis tashmë ka përgatitur padit për të gjitha shpifjet e individëve”, ka thënë Ademi. /Ballkani.info