Presidentja Vjosa Osmani ka folur rreth incidentit që ndodhi në Aeroportin e Shkupit mes saj dhe stafit të sigurimit atje.
Ndër të tjera, e pyetur në “Kallxo Përnime”, se a e ka telefonuar në ndonjë moment kryeministri Kurtin, Presidentja tregon se jo.
Kallxo: A iu ka telefonuar në ndonjë moment Albin Kurti?
Vjosa Osmani: Jo, absolutisht në asnjë moment.
Kallxo: A ish dashtë, a është kolegiale e normale lëre më institucionale?
Vjosa Osmani: Kjo është një pyetje që mund t’ia bëni Kryeministrit Kurti kurdo që e bindni me ardhë këtu. Por, mund të ju them me siguri të plotë se poshtërim i tillë shtetit të Kosovës nuk i është bërë asnjëherë. /Periskopi/