Pas gjithë zërave dhe aludimeve në rrjet për ndarjen nga Romeo, flet Heidi Baci!

Prej ditësh rrjeti po zien me lajmin se Romeo dhe Heidi i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Gjithçka nisi nga një urim i munguar nga Heidi për Romeon në ditëlindjen e tij, duke u ndjekur nga prezenca e Heidit në TCH pa Romeon.

Ndërsa nuk ka pasur asnjë reagim të vetëm dhe Heidi ishte zhdukur nga rrjetet sociale, sot finalistja e BBV3 vendosi të kthehet sërish në Instagram.

A kishte një reagim nga Heidi për gjithë zërat që qarkullojnë? Jo!

Heidi ka postuar në Instastory një video promovuese për një nga bizneset me të cilat bashkëpunon – dhe po, sërish shfaqet pa unazën që Romeo i dhuroi për ditëlindje!