Një 3 pikësh shumë të rëndësishmë mori Kombëtarja ndaj Ukrainës. Kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje mjaft të mirë, teksa triumfuan 2-1 me përmbysje.
Ardian Ismajli dhe Jasir Asani shënuan golat venditmarë për ekipin tonë. Reagimet në rrjetet sociale pas këtij triumfi janë të shumtë, teksa mes tyre edhe Ylber Ramadani.
“Fitore e rëndësishme, tre pikë të vlefshme. E nisim mbarë edicionin të Ligës së Kombeve me fitoren ndaj Ukrainës. Tani me sytë nga Tirana, presim Gjeorgjinë në ‘Air Albania’.
“Luftojmë në çdo ndeshje. Krenar që jam shqiptar”, ka shkruar Ramadani.