Vera e gjatë në Shqipëri e Belina Pupës ka përzier punën e pushimet, por ka pasur edhe mungesën e gjysmës tjetër të saj. Ndryshe nga herët e tjera, Elvis Pupa nuk e ka shoqëruar gjatë këtij udhëtimi të zgjatur.
Siç shpjegoi ajo në një emision, gjithçka ka qenë mospërputhje axhendash.
Belina Pupa: Unë kam ardhur që në qershor këtu, ishte një udhëtim më shumë për punë filloi sesa për pushime dhe do të kthehesha në Australi. Kam ardhur të rri për dy javë. Po si në Shqipëri që thonë jo po kjo puna, është mbyllur televizioni, është shtuar për në shtator e gusht, ndenja më gjatë se familja më erdhi, kështu që këtë vit e kam kaluar shumë në jug, shumë në veri. Kam 3 muaj në Shqipëri, e kam kaluar gjysmën në jug, gjysmën në veri.
Moderatorja: Paske bërë super pushime…
Belina Pupa: Kam bërë, duken sikur kam bërë 3 muaj pushime, por faktikisht ai laptopi im i shkretë vjen gjithkund me mua me vete dhe unë një orë me familjen, tre orë me konsultat dhe shkruanin njerëzit “po boll se le nam, shko te burri yt në shtëpi”. Jam për punë, nuk kam ardhur vetëm për… duket se bëjmë qejf.
Moderatorja: Po pse, burrin e ke në Australi?
Belina Pupa: Po, atje dhe tani kam filluar çdo ditë e mezi po pres.
Moderatorja: Si ka mundësi që s’erdhi me ty?
Belina Pupa: Sepse ashtu i kemi pasur punët këtë vit, ai nuk vinte dot, unë nuk shkoja dot.