Këngëtarja kosovare Dafina Zeqiri po e shijon kulmin e lumturisë krahë partnerit Kreshnik Gjergji.
Siç është raportuar në mediat online, dyshja në muajin tetor do t’i japin fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë me martesë.
E ‘stresin’ para martesës duket se kanë vendosur ta kalojnë siç është më së miri.
Në “Instastory” Kreshniku ka publikuar një fotografi ku shihet në një anije bashkë më të dashurën, Dafinën.