Sot në ceremoninë e zbulimit të shtatores së ish-presidentit, Ibrahim Rugova, në Podujevë, të pranishëm ishin edhe krerët e shtetit të Kosovës.
Në mesin e tyre edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla- Schwartz.
E për këto dy të fundit, ka goxha një kohë që po pretendohet që raportet e tyre nuk janë fort të qëndrueshme dhe jo si më herët.
Argument për pretendimet që po qarkullojnë duket të jetë edhe ajo çka u pa sot në ceremoni.
Osmani nuk i zgjati as dorën ministres në fjalë.
Këtë nuk e priti siç duket fort mirë Gërvalla, reagimin e së cilës mund t’a shihni në videon më poshtë.