Këngëtarja dhe sipërmarrësja e njohur shqiptare, Shkenda Dubova, do të kurorëzojë dashurinë e saj këtë muaj.
Sipas burimeve të sigurta, Dubova dhe partneri i saj, Mentor, do të martohen më 26 shtator të këtij viti.
Telegrafi ka arritur të sigurojë një fotografi të ftesës së dasmës, e cila zbulon detajet e ngjarjes së shumëpritur.
Partneri i këngëtares nga Gjilani, Mentori, është një sipërmarrës i cili jeton dhe punon në Zvicër. Familja e tij ka prejardhjen nga një fshat i Gjakovës.
Dasma pritet të jetë një ngjarje e madhe dhe emocionuese, duke mbledhur së bashku familjarët, miqtë dhe të afërmit e çiftit për të festuar këtë moment të veçantë në jetën e tyre.
Shkenda Dubova, e njohur për karrierën e saj të suksesshme në biznes, ka qenë e distancuar kohëve të fundit nga rrjetet sociale, duke preferuar të qëndrojë larg tyre.
Shiko foton: