Analisti Blerim Latifi ka publikuar një fotografi të banerit që u vendos sot në stadiumin ku po zhvillohej ndeshja Ukrainë-Shqipëri.
Aty shkruhej “Kosova është Shqipëri”.
Latifi ka thënë se kjo po duket bukur.
“Sinqerisht po duket bukur. Sidomos në stadiumet e huaja. E edhe më bukur kur po fitojmë. Si sonte.” – ka thënë ai.