Në pikëkalimin kufitar në Bërnjak, është vendosur një barrikadë në anën e territorit të Serbisë.
Kurse afër 600 metra, afër urës së Jesgrovikut, janë duke qënduar mbi 10 persona të maskuar afër barrikadës.
Tëvë1, ka mësuar se personat e maskuar po i ndalojnë veturat me tabela 02, por që brenda veturave nëse ka shqiptar nuk lejohen të hyjnë në Serbi, kurse nëse janë të komunitetit serb lejohen të kalojnë pikën kufitare
E Policia e Kosovës, ka udhëzuar veturat me tabela RKS që të mos kalojnë në territorin e Serbisë.
Ndryshe, bllokimi i pikëkalimeve kufitare në anën serbe mes Serbisë dhe Kosovës u paralajmërua ditë më parë nga njerëz Serbi, si shenjë proteste ndaj zhvillimeve të kohëve të fundit në veri të Kosovës – pjesë e banuar me shumicë serbe.
Të mërkurën, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD) u ka bërë thirrje shtetasve të Kosovës dhe mërgatës kosovare t’i shmangin pikëkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë gjatë udhëtimeve të tyre transit.
Javën e kaluar, Qeveria e Kosovës i mbylli pesë institucione paralele serbe në katër komunat me shumicë serbe, për të cilat tha se vepronin në kundërshtim me ligjet dhe kushtetutën e vendit.