Po vjen edicioni i tretë i ‘Big Brother Vip Kosova’.
Ky format do të ketë për producente ekzekutive Olsa Muhameti këtë sezon e cila ka zëvendësuar rolin e Yllka Sedllarit, bashkëshortes së moderatorit Alaudin Hamiti.
Olsa ka marrë urime të shumta për projektin e saj të ri, mirëpo moderatori i dy sezoneve të shkuara nuk ka bërë asnjë reagim lidhur me këtë.
Nga ana tjetër, Alaudini dhe Olsa nuk ndiqen në rrjete sociale.
Ndërsa nuk dihet nëse ai do të jetë moderatori për këtë edicion të ri, Alaudini ka postuar në rrjete sociale duke dhënë “sinjale” lidhur me BBVK.