Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, tashmë ka arritur në objektin e Qeverisë së Kosovës.
Raportohet se ai tashmë ka nisut një takim me e zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi për përgatitjen e takimit me kryenegociatorët në Bruksel.
Përveç Bislimit, nuk dihet ende nëse Lajcak do të ketë një takim me krerët e shtetit të Kosovës.
Në agjendat e presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti nuk figuron në asnjë vend takimi me Emisarin e Bashkimit Evropian.
Takimi i vetëm që është paraparë të ndodh sot është i Osmanit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan.
Takim me Lajcakun nuk ka njoftuat as Zyra e Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.
Vizitën në Prishtinë Lajçak e kishte paralajmëruar nëpërmjet rrjeteve sociale, ndonëse nuk kishte përmendur datë. Ai gjithashtu ka konfirmuar qëllimin e mbajtjes së një takimi ne nivel kryenegociatorësh. Kjo për Bashkimin Evropian në këtë moment konsiderohet prioritare, sidomos në dritë të ngjarjeve të fundit në veri.