Aleksandar Arsenijeviq, poltikani serb që sonte ishte i ftuar në emisionin ‘Poltiko’ të Kanal10 tregoi se për serbët a është jeta më e mirë pa ose me Milan Radoiçiqin.
“Nuk ishte jeta e mrekullueshme në Mitrovicë, ka pasur edhe situata dhe revolvere edhe duke jetuar në Mitrovicë e kam ditur mirë se cilat janë ekstremistë dhe nga kush duhet ruajtur”, deklaroi ai.
Tutje sipas tij, jeta në veri ishte më e mirë se sa sot.
“Nuk e kam ndjerë veten komod, por shumë më mirë se sa sot si kundërshtar politik i Radojiçiqit. Sepse sot kur jap një deklaratë vie dikush dhe më ofendon nënën në gjuhën shqipe. Tash më ruan policia me simbole nacionale ku z.Kurti thotë që është vazhdim i UÇK-së”, deklaroi ai.