Zbulohet kush po e shoqeron Xhuli Nuran në ashensor

Xhuli Nura, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, vazhdon të tërheqë vëmendje me paraqitjet e saj të veçanta dhe të stiluara.

Së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një fotografi interesante nga ashensori, ku shfaqet e shoqëruar nga qeni i saj i dashur.

Në këtë postim, Xhuli shfaqet me një veshje të përditshme, por të kuruar deri në detaje, ndërsa qeni i saj, një mik besnik dhe pjesë e pandashme e jetës së saj, qëndron pranë saj me po të njëjtën elegancë.

Ky detaj ka bërë që fotografia të marrë shumë pëlqime dhe komente pozitive nga fansat, të cilët shpeshherë vlerësojnë lidhjen e ngushtë të Xhulit me kafshën e saj shtëpiake.

Përmes këtij postimi, Xhuli Nura vazhdon të mbetet një ndër personazhet më të përfolura në rrjetet sociale, duke dëshmuar se edhe momentet e thjeshta të përditshmërisë mund të kthehen në momente të veçanta për ndjekësit e saj të shumtë./InfoKosova/

Shiko foton: