Profesori universitar, Nexhmedin Spahiu, për dështimin e kryeministrit Albin Kurti në zgjedhjen e një ekuacioni në matematik thotë se është normale dhe mund t’i ndodhë çdo profesori të matematikës.
Spahiu tha se dhe pse Kurti gjatë kohës së studimeve notën në matematikë e ka pasur 10, janë gabime që ndodhin.
“Është normale me gabu, më ndodh edhe mua dhe çdo profesori të matematikës mundet me u ngatërrua. Megjithëse, Albin Kurti tri matematikat i ka kry me notën 10 e ka dhënë te profesori Ejup Hamiti, Hajdar Peci e të tjerët, kështu që ajo nuk është pak në kohën kur ai i ka kalu ato matematika është dashur bajagi me u djersit.
Por, këto gabime ndodhin. Por, pse i ka ndodh, e ka zë akti që s’ka bë asgjë edhe prandaj i ka dalë rezultati ka qenë shumë si indikativ, me dalë rezultati 0 e ai e bëri 5. D.m.th edhe gabimi ke shumë interesant, por thjeshtë është njerëzore, edhe që kërkoi falje”, tha Spahiu.