Ndjekësi e ngatërron me këngëtarin, Ilir Shaqiri i jep përgjigjen epike

Balerini i njohur Ilir Shaqiri është tepër aktiv në rrjete sociale i cili shpeshherë shihet të ndajë momente nga përditshmëria me ndjekësit e tij.

Së fundmi, Iliri postoi në “Instastory” një fotografi ku tregonte disa nga përbërësit e ushqimit që po përgatiste.

Ai mori mesazhe të shumta, por njërin prej tyre e postoi në “Instastory”.

Një ndjekës e ka falënderuar për këngët që ai bën. Ai ka ngatërruar fituesin e BBV1 me këngëtarin shqiptar që mban të njëjtin emër dhe mbiemër si ai, Ilir Shaqiri.

“O bac si je, a u lodhe? Faleminderit për krejt këngët me 17 vjet që i kam i dëgjoj dhe s’ka muzikë ma t’mirë”, i ka shkruar ndjekësi.

Ndërkohë Iliri me humor i përgjigjet:

‘Ti i gjete të gjitha. Vet i knoj e vet i kërcej.’

Shiko foton: