Deputetja e LV-së, Fitore Pacolli, deklaroi se ushtarët e KFOR-it nuk kanë më arsye të rrinë mbi urën e lumit Ibër.
Sipas saj, siguria në veri është e kënaqshme dhe nuk ka arsye për praninë e ushtarëve.
“Nuk ka arsye që ura të mbetet e mbyllur për vetura dhe nuk ka më arsye të kemi ushtarë të KFOR-it në urë, përderisa siguria në atë pjesë të territorit të Kosovës është e kënaqshme, si dhe Policia e Kosovës ka treguar që është e gatshme të mbrojë atë pjesë të territorit të Kosovës nga krimet që mund të ndodhin nga aktet e dhunshme si dhe t’i mbrojë qytetarët nga sulmet, vjedhjet e rëndomta…”, tha ajo në Tëvë1.
Ndërkohë, nuk ceki datë se kur ura mund të jetë e hapur, por tha që janë duke punuar intensivisht.
“Ne kemi thënë që do të punojmë intensivisht në hapjen e urës dhe këtë po e bëjmë. Tani janë kryer të gjitha punët teknike që kanë të bëjnë me urën dhe në ndërkohë jemi në konsultime të vazhdueshme me komunitetin ndërkombëtar që ta hapim urën”, deklaroi ajo.