Modelja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Juliana Nura, është bërë sërish subjekt i vëmendjes në rrjetet sociale, këtë herë për shkak të një incidenti që ka ndodhur gjatë një shëtitjeje të thjeshtë me qenin e saj.
Qeni i Julianës ka shkuar afër një gruaje, e cila ka reaguar me ofendime, duke shkaktuar një reagim të menjëhershëm nga modelja.
Juliana ka ndarë përvojën e saj në Instagram, duke shpjeguar se si kjo grua e kishte fyer dhe ofenduar për shkak të pranisë së qenit të saj. Ajo ka shprehur shqetësimin e saj për komentet e ashpra dhe për reagimin e paarsyeshëm që ka marrë, duke theksuar se këto ofendime ishin një pasqyrë e mungesës së edukatës dhe të kuptuarit nga ana e atyre që përpiqen të tallen me të tjerët.
Në reagimin e saj, Juliana ka bërë një përshkrim të veçantë që ka tërhequr vëmendjen e shumë ndjekësve.
Ajo duke pershkruar personat qe e ofenduan thote se duket se ishin katunar qe nuk jane shume te dalur, deklarate kjo qe shkaktoi buje ne rrjet.
Shiko videon: