Shkarkohet prokurorja në Tiranë, largohet nga salla duke qarë

Një prokurore e Prokurorisë së Tiranës është shkarkuar nga detyra këtë të mërkurë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Prokurorja Ornela Rrumbullaku u largua në lot nga salla ku u dha vendimi, siç shihet nga fotot e siguruara nga LSA, raporton A2CNN.

Gjatë seancës dëgjimore të së hënës, Rrumbullaku u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës, ndërsa KPK nuk evidentoi probleme sa i përket kriterit profesional.