“Në FSK s’ka më pagë 400 euro”, zëvendësministri Dobra i kundërpërgjigjet Haradinajt

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha sot se ushtari i Kosovës vazhdon “të ketë pagë 400 euro e të ketë pajisje personale tepër joadekuate”.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra i është kundërpërgjigjur deklaratës së Haradinajt.

Dobra tha se në FSK nuk ka më pagë 400 euro.

“Dezinformimi është i dëmshëm për shëndetin. Në FSK nuk ka më pagë 400 euro. LIGJI NR. 08/L-196 PËR PAGAT NË SEKTORIN PUBLIK dhe Ligji i Buxhetit për vitin 2024 Ushatari:

Koeficienti: 5.6

Vlera monetare e koeficientit: 110 euro

Paga bazë e ushtarit: 5.6 * 110 = 616 euro

p.s. pagës bazë i shtohet mandej edhe përvoja e punës etj,” ka shkruar Dobra.