Anëtari i kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se sot është tallur me nxënësit e shkollës fillore “Ali Hadri”, aty ku ai u angazhua në zgjidhjen e një ekuacioni matematikor.
“Gjatë gjithë këtij viti do të ishte dashur që ta kalojë jo duke u tallur me nxënësit aty me ato ekuacione në tabelë… tabelë me shkumës. Në vitin 2024 jemi. Do të duhej të ishte digjitale”.
“Ky aty do të ishte dashur të shkojë për te promovuar tabela digjitale sepse ashtu e ka pasur në program. Nëse ia sheh programin e arsimit, ka pasur 160 çerdhe, për këtë duhet të japë përgjegjësi ky mashtrues!”, deklaroi Hoti në emisionin Rubikon në Klan Kosova.
“Absolutisht asnjëri nga premtimet në fushën e arsimit nuk janë realizuar. Dhe ky tallet tash me nxënësit aty me ato ekuacionet e pastaj e lëshon një reagim që kërkon falje për atë gabimin që e ka bërë. Kjo është shpërfaqje e dogmave të tij në mënyrën më të keqe”, përfundoi Hoti.