Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se të gjithë kryetarët e komunave nga radhët e AAK-së do të jenë në listë për deputet.Haradinaj ka thënë se është i bindur që AAK do ta mposhtë Vetëvendosjen në zgjedhje.
“Jam i bindur që do të fitojmë. Do ta mundim Vetëvendosjen në këto zgjedhje. Të gjithë kryetarët e AAK-së janë në listë”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka shprehur bindjen e tij se AAK do të fitojë zgjedhjet e ardhshme dhe ka shtuar se si kandidat për kryeministër është për një qeveri të opozitës dhe për ndryshim.
“Ne kemi dakordim për mua për mandatar. Do të udhëheqim me qeverinë e vendit. Në cilindo variant do të përkrahi një qeveri opozitare. Do t’iu ofrohem partive opozitare për një qeveri opozitare”, ka thënë Haradinaj./Express/