Së fundmi, eksperti i arbitrimit nga Kosova, Hajriz Hajdari, ka bërë një deklaratë për shqiptarët e Shqipërisë që ka shkaktuar indinjatë të madhe publike.
Ish-arbitri deklaroi se në Shqipëri “u intereson vetëm paraja dhe asgjë tjetër.” Ai vazhdoi duke thënë se “shqiptarët e Shqipërisë madje shesin gratë e tyre te serbët,” duke përmendur emërimin e Aleksandër Veselinoviç si trajner i Partizanit.
“Në Shqipëri iu intereson leku, s’i intereson kujt ç’ka bën, tek bën, këta edhe gratë i shesin për serb, i shesin… dita-ditës. Nuk është ndonjë telash i madh për ta, ata lidhin dhe familje me ta (serbët), s’e lëre mo me i marrë paret e me udhëheq një ekip, duhet me u mësu, ka kalu ajo kohë”, tha ai ndër të tjera.
Kujtojmë se pak ditë më parë, aktori i njohur nga Kosova, Osman Azemi, shkaktoi gjithashtu polemika me një deklaratë të tij. Azemi u shpreh se shqiptarët e Shqipërisë janë xhelozë për Kosovën, sepse nuk kanë personalitete si Rita Ora, Dua Lipa, Majlinda Kelmendi, Xherdan Shaqiri dhe shumë të tjerë.
Këto deklarata shkaktuan zhurmë të madhe në media dhe rrjete sociale, duke nxitur debate të ndryshme.