I sanksionuari nga Amerika për akte korruptive dhe destabilizuese që kanë mundësuar gjithashtu aktivitete keqdashëse të Rusisë në rajon, zëvendëskryeministri serb Aleksandar Vulin ka bërë një kërkesë dhe pyetje të çuditshme, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Derisa ka hedhur akuza ndaj perëndimit, Vulin që njihet për afërsinë e tij me presidentin rus Vladimir Putin, ka pyetur gjithashtu se pse kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk po sanksionohet nga Amerika.