VIDEO| Lahet në liqen, gatuan fli, këngë me çiftelia: Ambasadori gjerman ndan pamje nga Gjeravica

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde ka ndarë pamje nga vizita e tij në Gjeravicë.

Ai është parë duke u larë në liqen, e madje, duke përgatitur edhe ushqimin e njohur tradicional, flinë.

Veç kësaj, në fund të videos shihet edhe një përformancë me çiftelia.

“Pata një kohë të mrekullueshme duke u ngjitur në majën më të lartë të Kosovës, Gjeravicë. Nga mbledhja e boronicave të freskta, deri tek larja në liqenin e malit, si dhe përgatitja e flisë tradicionale, ka qenë një aventurë e mrekullueshme me shoqëri të shkëlqyeshme.

Shikojeni videon dhe bashkohuni me mua herën tjetër.” – ka shkruar ai.

I pranishëm, ka qenë edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.