Shkurte Fejza, është një prej këngëtareve më të njohura të estradës shqiptare.
Bashkëshorti i saj prej 39 vitesh është Hajrush Behluli.
Hajrushi dhe Shkurte Fejza janë nga i njëjti fashat dhe duket se kjo ka bërë që të kuptohen në mënyrën më të mirë dhe të jetojnë në harmoni.
Bashkëshorti është bërë mbështetja më e madhe gjatë karrierës së këngëtares, e madje e ka marrë edhe në menaxhim bashkëshorten e tij.
Ata kanë 4 fëmijë bashkë. Këngëtarja shpesh herë publikon portrete familjare në profilet e saj në rrjetet sociale.
Pak kohë më parë ajo ka publikuar edhe një foto me Hajrushin në vitet e rinisë.
“I kam katër fëmijë. I pari është djali, të cilit ia kam vënë emrin nga rrënjët tona, Arbër.
E dyta është vajza, e cila e ka emrin nga rrushi ynë, Gresa.
I treti lidhet me besën, pra quhet Besiana dhe fëmija i katërt e mban emrin e diçkaje që po agon, pra Agnesa.
Secili nga këta emra ka kuptim dhe simbolikë në kohën kur kanë lindur. Jam e lumtur dhe jetoj në harmoni me ta. Të gjithë këta janë pasuria ime më e madhe”, ka thënë ajo.