Analisti Blerim Latifi tha se në Kosovë ka deputetë që “nuk lënë gjë pa i thënë kryeministrit Edi Rama”, ndërsa në Shqipëri tha se nuk mundesh me gjetë politikanë që fyejnë Kosovën.
Kështu u shpreh ai në Pressing në T7, duke shtuar se në Kosovë këtë praktikë e bëjnë vazhdimisht.
“Ju nuk mundeni me gjetë një deputet ose politikan të Shqipërisë që fyen Kosovën, smundeni me gjetë që ulet e shkruan në Fb dhe nuk lë gjë pa i thënë Kosovës, ne e bëjmë vazhdimisht. Vazhdimisht ke deputetë të Kuvendit të Kosovës që ulet e shkruan e nuk len gjë pa i thënë kryeministrit të Shqipërisë”, tha Latifi në Pressing.