Një grup zhytësish po eksploronin ujërat në Britani të Madhe, kur ata i vizitoi një “mysafir i paftuar”.
Bëhet fjalë për balenën 30 tonëshe që u shfaq në brigjet e Southport të Britanisë së Madhe, duke u befasuar shumica prej tyre me atë që po shihnin, transmeton Telegrafi.
E për ta bërë më interesant zhytjen e tyre, ata panë edhe dy balena tjera që po lundronin – kurse një prej tyre e hodhi disa metra në ajër njërin prej zhytëse – duke mos e ditur që po qëndronte pothuajse mbi balenën gjigante.
Ky veprim edhe u kap me kamerë amatore, kurse zhytësit ruajtën gjakftohtësinë dhe vazhduan eksplorimin e tyre.
Pamjet janë shpërndarë në rrjetet sociale nga Max Persyn dhe Jacqueline Payne dhe nga ai moment janë bërë virale. /Telegrafi/